Header

Pse Leo DiCaprio i është gjithmonë mirënjohës Sharon Stone?!

Aktori fitues i çmimit Oscar Leonardo DiCaprio , në kuadër të promovimeve që po bën për filmin e ri në të cilin luan,  ‘Killers of the Flower Moon’ , ka folur për median amerikane E! News ku ka zbuluar edhe pse i është gjithmonë mirënjohës koleges së tij Sharon Stone.

Kështu le të kthehemi 28 vjet pas kur u shfaq premiera e filmit ‘ The Quick and the Dead’ ku protagonistë të filmit ishin Sharon Stone së bashku me Gene Hackman dhe Russell Crowe.

Stone, siç ka shkruar në autobiografinë e saj disa vite më parë, besonte se DiCaprio ishte i vetmi aktor që kishte kaluar audicionin për rolin e Fee Herodit në këtë film dhe kishte arritur të zbulonte aftësinë e aktorit gjatë performancës së tij për këtë rol.

DiCaprio ishte në radarin e Stone që në vitin 1993 kur luajti në filmin ‘What’s Eating Gilbert Grape.’

Kështu që përpara se të merrej vendimi përfundimtar për kastin e filmit Western, Stone bëri shumë presion mbi drejtuesit e TriStar Pictures për të punësuar DiCaprio-n më pak të njohur në atë kohë.

Përgjigja e produksionit ishte, as më shumë e as më pak, “ nëse e do, paguaje nga rroga jote” .

Në të vërtetë, Stone mori përsipër të paguante DiCaprios për pjesëmarrjen e tij në film, duke ulur kështu shumën e tarifës që ajo do të merrte.

Në fund Stone kishte të drejtë që insistoi në këtë zgjedhje të veçantë për rolin dhe kështu DiCaprio, i cili edhe një herë arriti të tregojë talentin e tij të jashtëzakonshëm falë mundësisë së ofruar nga aktorja, nuk rresht së falenderuari yllin e Hollivudit.

Ky rol për DiCaprio-n, megjithëse filmi nuk ishte suksesi komercial që do të kishin dashur krijuesit e tij, i hapi rrugën atij dhe Russell Crowe për t’u bërë edhe më të famshëm dhe më të sigurtë në role ikonë të dekadës së artë përgjatë viteve ’90 .

“Është e pabesueshme. [Stone] e mbështet kaq shumë aktorët e rinj dhe kinemanë. Unë i jam shumë mirënjohës. E kam falënderuar shumë herë… Nuk mund ta falënderoj sa duhet ”, tha DiCaprio gjatë intervistës së tij për E! News.

You may also like ...