Header

Besimtarët thonë se ‘dëshmuan mrekullinë’ kur statuja e Virgjëreshës në Meksikë nisi të lotojë

Besimtarët e një kishe në Meksikë kanë mbetur pa fjalë  kur kanë parë se statuja e Virgjëreshës Mari ka nisur të lotojë në ngjarjen e pretenduar si “mrekulli” e zotit.

Figura e Virgjëreshës Mari e mbyllur në një mbajtëse xhami u filmua prej besimtarëve duke lëshuar lot nga sytë në kishën e El Chanal, Colima, Meksikë.

Pas raportimeve të para qindra njerëz vërshuan në kishë për ta parë nga afër.

Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë pikla të vogla uji që rridhnin nga sytë e statujës, poshtë mollëzave të saj.

Të shumtë kanë qenë ata që kanë bërë lidhjen mes lotëve të Virgjëreshës dhe episodeve të dhunës që kanë ndodhur në Colima, ndërsa të tjerë thonin se ato kishin lidhje me luftërat në botë.

Nga ana tjetër, një specialist ststujash ka thënë se disa statuja mund të lëshojnë ujë në varësi të materialeve me të cilat janë krijuar.

“Nëse kemi një statujë bosh nga brenda e bërë prej allçie ose qeramike ajo thith ujë dhe mund ta lëshojë përsëri në rast gërvishtjeje të cipës së jashtme”, ka thënë ai. Megjithatë, banorët e kanë cilësuar si mrekulli.

You may also like ...