Rilindja, Një film nga Beyonce” do të dalë në kinema më 1 Dhjetor. Ishte këngëtarja me famë botërore ajo që publikoi trailerin pak ditë më parë. Filmi i saj i ardhshëm ka të bëjë me turneun e saj botëror të titulluar “Rilindja”.
Klipi hapet me një siluetë të yllit të pop-it e më pas mijëra njerëz që shijuan këngët e saj në mbarë botën.
“I mbyll sytë dhe udhëtoj në hapësirë dhe kohë. Realiteti nuk ka fuqi mbi gjendjen time mendore apo në udhëtimin tim për të gjetur një burim që e mbush qenien time”, dëgjohet teksa thotë Beyonce.
Ajo shfaqet po ashtu me vajzën dhe të shoqin, duke folur mbi sfidat që ka hasur për identitetin e saj.
“Në këtë botë të dominuar nga meshkujt, më duhej të isha shumë e ashpër. Mëmësia dhe performimi në skenë më bëjnë të kuptoj se kush jam në të vërtetë. Kam vendosur një balancë.”
Videoja e gjatë 1 e gjysmë na tregon momente nga backstage apo provat e saj. Në të njëjtën kohë, “Brake My Soul” dëgjohet në sfond. “Shpresoj të ndiheni të çliruar. Rilindja nuk ka mbaruar”, thotë këngëtarja.
- Këngët e Mariah Carey dhe Wham për Krishtlindje bëhen pjesë e listave më herët se çdo vit tjetër
- Hollywood në “garë” për filmin mbi jetën e Britney Spears