Header

Jimmy Fallon akuzohet për krijimin e një vendi pune toksik në ”Tonight Show”

Si prezantues i “The Tonight Show”, Jimmy Fallon karakterizohet nga një pozitivitet i madh.

”Por, jashtë kamerës, ylli mund të mos jetë kaq i sjellshëm”, sipas një raporti të ri nga ”Rolling Stone” që pretendon se ish-ylli i “Saturday Night Live” ka krijuar një vend pune toksik në institucionin historik, shkruan faqja e internetit indiewire.com.

Dy punonjës aktualë dhe 14 ish-punonjës të The Tonight Show me protagonist Jimmy Fallon kanë folur për “vendin e punës toksik” të supozuar në shfaqje për Rolling Stone — shkruar nga i njëjti reporter që ishte i pari që publikoi pretendime të ngjashme rreth Ellen DeGeneres Show dhe The Kelly Clarkson Show.

Të gjitha burimet e përshkruajnë “The Tonight Show” si një mjedis toksik dhe të shëmtuar, ku anëtarët e stafit frikësohen dhe nënçmohen nga shefat e tyre, përfshirë vetë Fallon, dhe ankesat për burimet njerëzore nuk pranohen.

Shumë burime deklaruan se mjedisi shkaktoi efekte negative në shëndetin mendor të tyre dhe kolegëve të tyre; se gjoja u bë e zakonshme në emision të bëhej shaka për vetëvrasjen dhe dhomat e zhveshjes së të ftuarve u bënë të njohura si “dhoma për të qarë”, ku anëtarët e stafit shkonin për të shfryrë emocionet e tyre për keqtrajtimin.

Një burim i afërt me “The Tonight Show” tha për IndieWire se ”NBC ofroi 20 anëtarë të stafit të Fallon për Rolling Stone si zëra që mbështesin prezantuesin e natës vonë”.

”Rolling Stone” refuzoi t’i përfshijë ata njerëz sepse secili prej tyre kërkoi anonimitetin. ”Rolling Stone”, gjithashtu, donte që anëtarët e stafit t’i përgjigjeshin secilit prej akuzave individuale kundër Fallon në artikulli.

 

You may also like ...