Reperi shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, pas deklaratave dhe përpjekjeve të shumta për tu rikthyer tek ish-bashkëshortja e tij Kejsi, duket se ka lënë pas të shkuarën.
Ditën e djeshme, ai ka konfirmuar lidhjen e re duke publikuar një foto ku shfaqet duke puthur në qafë vajzën që i ka “rrëmbyer” zemrën.
Stresi shfaqet më i lumtur dhe më i dashuruar se asnjëherë në një foto me partneren e tij të re teksa çifti ka darkuar diku në breg të detit.
“Sonte ishte nata ime më speciale ndër vite”; ka shkruar reperi përbri fotos në të cilën ai duket teksa përqafon vajzën që i ka vjedhur zemrën.
Stresi është kujdesur që të mbulojë me një ‘emoji’ të madhe fizikun e të dashurës së tij, pasi mesa duket ende nuk preferon ta bëjë publike.
- Al Pacino ndahet nga partnerja 29 vjeçare 3 muaj pasi u bënë prindër!
- Drake na prezanton me koleksionin e tij të veçantë