Pianoja Yamaha. Dorëshkrimi origjinal për hitin epik “Bohemian Rhapsody”. Krëhëri I mustaqeve.
Këto janë tre ndër mijëra sendet personale të këngëtarit britanik Freddie Mercury, që dalin në ankdand nga kjo e mërkurë.
Të gjithë artikujt për shitje janë nga vila e artistit, ‘Garden Lodge’, në Londrën perëndimore dhe u ofruan për shitje nga Mary Austin, dikur e fejuara e Mercury, e cila është kujdesur për koleksion për afro 3 dekada.
Pianoja me çerek bisht Yamaha u ble nga Mercury në 1975 dhe u përdor për të krijuar pothuajse të gjitha hitet e tij më të mëdha. Ajo pritet të shitet për një vlerë nga 2.5 milion deri në 3.75 milion dollarë.
Komentet e artistit në 5 faqe të dorëshkrimit “Bohemian Rhapsody” tregojnë që ai kishte parashikuar përfundime të ndryshme madje që fillimisht do ta titullonte “Rapsodi Mongolian”.
Rreth 1 mijë e 469 artikuj të këngëtarit që ndërroi jetë në moshën 45 vjecare, do të shpalosen në ankand në Londër dhe sipas ekspertëve do të kapin vlerën rreth 6 milionë funte.
Një pjesë e të ardhurave do t’i dhurohen Mercury Phoenix Trust dhe Elton John AIDS Foundation, dy organizata të përfshira në luftën kundër AIDS.
Ky është koleksioni më i madh, për nga vëllimi, i një ikone kulturore që do të dalë në ankand që nga shitja e Elton John në 1988, kur 2 mijë artikuj u shitën për një total prej 4.8 milion funte, deklaruan organizuesit e ankandit.
- Agjencia e motit e OKB-së: Vera e vitit 2023 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë
- Pas ndarjes nga Rosalia, Rauw merr vendimin drastik