Header

U rrëzua në rezidencën e tij, Elton John përfundon në spital!

Elton John është dërguar me urgjencë në spital pasi u rrëzua në vilën e tij në Nice, Francë. Këngëtari ishte duke pushuar në rivierën franceze me bashkëshortin e tij David Furnish dhe dy fëmijët e tyre kur ndodhi aksidenti.

Këngëtari 76-vjeçar u dërgua në departamentin ortopedik të qendrës spitalore Princess Grace në Monako, ku u trajtua për lëndime të lehta. Burime pranë “Page Six” konfirmuan lajmin, “Mund të konfirmojmë se pas një rrëshqitjeje në shtëpinë e tij në jug të Francës dje, Eltoni shkoi në spitalin lokal”.

“Pas analizave, të cilave iu nënshtrua, ai ka dalë dhe është kthyer në shtëpinë e tij. Është në gjendje të mirë shëndetësore”, ka shtuar burimi

“Do jeni gjithnjë në mendjen, zemrën dhe në shpirtin tim”, kështu ju drejtua këngëtari Elton John fansave të tij në korrik në përfundim të turneut të tij të lamtumirës në Stokholm, duke u kushtuar atyre një nga hitet e tij më të mirë “Goodbye Yellow Brick Road”.

Turneu e tij përfshiu mbarë globin, ai luajti për më shumë se gjashtë milionë fansa, dhe një nga pikat kryesore ishte pjesa e tij kryesore në Festivalin Glastonbury muajin e kaluar. Eltoni reflektoi për jetën e tij në fund të kësaj finale të madhe, duke i treguar të pranishmëve për “52 vitet e tij të pastër gëzimi duke luajtur muzikë”.

John konfirmoi gjithashtu se ai nuk do të bëjë më turne. Në fund të koncertit, këngëtari shfaqi falënderime për njerëzit e tij të afërt e për çdo gjë që ai ka arritur të ketë në jetë.

You may also like ...