Header

Adele do që së shpejti të bëhet sërish nënë: Kam gati një listë me emra

Adele zbuloi se është ‘gati të bëhet sërish nënë së shpejti‘ teksa foli me fansat gjatë performancës së saj në Las Vegas të shtunën.

Ylli 35-vjeçar, e cila tashmë ka një djalë, Angelo-n 10-vjeçar, me ish-bashkëshortin Simon Konecki, ka treguar e emocionuar se tashmë ka bërë një listë me emra.

Në një video të shpërndarë në TikTok nga një pjesëmarrëse në koncert, Adele bisedoi me një fanse që i kërkoi këshilla për t’i emërtuar vajzën e saj të ardhshme. Teksa diskutonte për emrat, ylli shpjegoi se është e emocionuar për idenë për t’u bërë nënë e dy fëmijëve në të ardhmen e afërt.

Duke folur me fansen, ajo tha: “Unë me të vërtetë dua të bëhem përsëri nënë së shpejti” dhe shtoi: “Nuk mund të them Parker sepse Rich-it i pëlqen ky emër!”

You may also like ...