Rita Ora ka qenë në qendër të kritikave orët e fundit pasi performancës së saj me flamurin serb në trup. Këngëtarja shqiptare performoi mbrëmjen e djeshme në Hungari në Festivalin e Rinisë në Szeged. Gjatë performancës, fansat i hodhën asaj një flamur serb, të cilin ajo e vendosi në krahë.
Vetë këngëtarja reagoi duke pohuar se nuk e dinte cilit shtet i përkiste flamuri, pasi nuk e kishte vënë re për shkak të dritave në skenë.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe nëna e Ritës, Vera Ora, e cila mesa duket e ka qortuar të bijën, ndaj më pas ka vendosur t’i kërkojë falje publikisht.
“M’fal të kom bërtit shumë por më ke bo nervoz. Mos u trullo”, ka shkruar Vera në rrjetin e saj social Instagram përkrah një fotoje të Ritës, ku kjo e fundit shihet me duart në formën e shqiponjës.
“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans i ri. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez. Përderisa i mbështes të gjithë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëj të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgiminë time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”, sqaroi vetë Rita Ora.
- Pse çiftet në Japoni nuk thonë ‘Të dua’?
- Kiara Tito në pritje të ëmbël? Luiz Ejlli turbullon rrjetin