Header

Nuk heq dorë, Kanye West do të rikandidojë për President

Kanye West vazhdon me ëndrrën e tij për të marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në SHBA. Në krah të tij do të qëndrojë ‘gruaja’, Bianca Censori.

Reperi bëri një përpjekje për të marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2020 ku kandidoi kundër Trump dhe Biden. 46-vjeçari shpërtheu në lot gjatë fushatës në Karolinën e Jugut dhe rrëfeu se së bashku me ish-gruan, Kim Kardashian kishin menduar abortimin e vajzës së tyre të parë, North.

Kanye u tërhoq nga gara pasi nuk mori mjaftueshëm vota balotazhi.

Gjithsesi, arenës politike do t’i duhet të bëjë vend për të sepse West po planifikon të rikandidojë, i nxitur edhe nga romanca e tij me Censori.

“Ka 100% mundësi që ai të rikandidojë për president”, thotë një burim për “US Sun”. “Ai mendon se Bianca do të jetë Zonja e Parë e përsosur: e pazakontë, inteligjente dhe mbështetëse e tij”.

Plani i ri i Kanye është i “strukturuar mirë” dhe do të “ekzekutohet mirë” në muajt pasardhës.

Mendohet se ai dhe Censori janë martuar me një ceremoni në Janar të këtij viti, por nuk ka ende asnjë certifikatë martese që e zyrtarizon.

Gjatë pushimeve të tyre nëpër Europë, Bianca ka ndarë postime me veshje të tejdukshme që nuk i lënë aspak vend imagjinatës, zgjedhje që do të jenë shumë interesante për një Zonjë të Parë.

You may also like ...