Header

Britney Spears reagon për herë të parë pas ndarjes nga Sam Asghari!

Pas ish-partnerit të saj Hesam “Sam” Asghari, edhe Britney Spears konfirmoi ndarjen dhe foli për situatën.

Britney Spears është shprehur se është ‘pak e tronditur’ pas lajmeve për ndarjen e saj nga bashkëshorti Sam Asghari.

Këngëtarja e “Toxic” ka folur për herë të parë në Instagram për ndarjen e tyre, duke thënë se ‘nuk është punë e askujt, por që nuk mund ta durojë më dhimbjen’.

“Siç e dinë të gjithë, unë dhe Hesam nuk jemi më bashkë,” shkroi Britney në Instagram. “6 vjet janë një kohë e gjatë për të qenë me dikë, kështu që jam pak e tronditur, por…nuk jam këtu për të dhënë shpjegime pse sepse sinqerisht nuk është punë e askujt! Por, nuk mund ta duroja më dhimbjen sinqerisht.”

41-vjeçarja vazhdoi të tregojë se si ajo ishte shtirur sikur gjithçka ishte mirë për një kohë të gjatë dhe vuri në dukje se jeta në rrjetet sociale “mund të duket e përsosur”, por në realitet është ndryshe.

“Do të doja të tregoja emocionet dhe lotët e mi se si ndihem vërtet, por për disa arsye më është dashur gjithmonë të fsheh dobësitë e mia,” vazhdoi ajo.

“Supozohet që të na duan pa kushte…jo me kushte. Kështu që unë do të jem aq e fortë sa mundem dhe do të bëj më të mirën time. Dhe në fakt jam goxha mirë. Gjithsesi kalofshi një ditë të mirë dhe mos harroni të buzëqeshni,” përfundoi këngëtarja.

Dokumentet e paraqitura në një gjykatë në Los Angeles të mërkurën cituan “ndryshime të papajtueshme” për divorcin dhe deklaruan se çifti ishte ndarë pothuajse tre javë më parë.

Ata u takuan në vitin 2016 dhe u martuan në qershor 2022.

You may also like ...