Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi kanë festuar ditën e djeshme përvjetorin e tyre të parë të martesës!
Dyshja zgjodhën revistën e famshme Vougue, në përvjetorin e tyre të parë, për të publikuar foto dhe video të martesës private, ku dyshja duken më të lumtur se kurrë pranë njëri tjetrit.
“Gëzuar përvjetorin, Rita Ora dhe Taika Waititi! Për të festuar ditën e tyre të veçantë, çifti ka ndarë me Vogue albumin e tyre të dasmës të paparë më parë”, shkruan Vougue.
Rita Ora më në fund zbuloi fustanin “perfekt” të dasmës nga Tom Ford, të cilin e ka zgjedhur për ceremoninë e fshehtë me Taika Waititi në Los Anxhelos.
Dyshja u takuan për herë të parë në një Barbecue në vitin 2018 që Taika organizoi në shtëpinë e tij në L.A., në vitin 2021, kur ata të dy po xhironin në Australi, ata filluan të takoheshin.
Romanca e tyre shkoi më së miri dhe vendosën ta kurorëzojnë në martesë në Los Anxhelos, më 4 gusht.
- Ricky Martin flet për herë të parë për divorcin nga Jwan Yosef!
- 3 destinacionet më të rrezikshme në botë për pushime