Aurela Gaçe ndodhet në Vlorë atje ku po shijon ditët e saj të pushimit bashkë me familjen. Aurela në një intervistë për “Pushime On Top” ka folur për planet e një sezoni të ri ku u ndal edhe tek bashkëpunimet.
E pyetur nëse do të donte të kishte një bashkëpunim muzikor me këngëtarin shkodran Luiz Ejlli, pasi kur ai ishte pjesë e “Big Brother VIP”, shpesh e pati shprehur vlerësimin e tij për Aurela Gaçen, me të cilën ka deklaruar se dëshiron edhe të bashkëpunojë, por këngëtarja mesa duket nuk mendon se është koha e përshtatshme për një bashkëpunim mes tyre.
Kjo pasi ajo rrëfen se prodhimet muzikore më të mira vijnë kur e ke kaluar fazën e të qenurit ‘në majat e karrierës dhe famës’ dhe se sipas saj, bashkëpunimet duhen bërë për hobi dhe për kënaqësi jo për të qenë ‘in’ në treg.
“E kam parë që ka shprehur vlerësimin e tij për mua në BBV. Luizi ka marrë atë që do donte çdo njeri nga ai format. Ai tani është shumë i zënë. Si me mua, si pa mua ai suksesin e ka. Bashkëpunimet më të bukura vijnë jo në momentin kur ti je “on top”. Por, kur ti i ke arritur gjërat e tua dhe i bën për qejf pastaj. Luiz, kur të ketë mbaruar ky momenti “wow”, pas shumë vitesh, këtu do jemi”..”- tha Aurela.
- U arrestua për dhunën ndaj bashkëshortes, Fero lirohet nga paraburgimi, rikthehet në Instagram
- Trendi “Barbie” shkon në tjetër nivel: arkivole rozë!