Aktori i njohur, Kevin Spacey, është shpallur i pafajshëm nga një juri në Britani lidhur me nëntë akuzat për sulme seksuale, shkruan The New York Times, përcjell Express.
Akuzat ndaj aktorit, 2 herë fitues i çmimit Oscar dhe të njohur për rolet e tij në film dhe televizion, duke përfshirë “House of Cards”, filluan para gjashtë vjetësh.
Në momentin kur u lexua fjala përfundimtare “i pafajshëm”, sipas NYT, aktori filloi të qante dhe më pas përqafoi menaxherin dhe ekipin e tij ligjor.
- Ylli i ‘Oppenheimer’, Cillian Murphy, dëshiron që të marrë pjesë në ‘Barbie 2’
- Bella Hadid ndihet krenare për veten: Kam gati 10 muaj pa pirë alkool