Një palë atlete të rralla të Apple po shiten nga shtëpia e ankandit Sotheby’s për 50,000 dollarë. Këpucët ishin bëra me porosi për punonjësit në vitet 1990 dhe ishin një dhuratë në një konferencë. Një palë të tilla nuk janë shitur kurrë për publikun më parë.
Elon Musk rimerr fronin si njeriu më i pasur në botë!
Sotheby’s i përshkroi ato si “një nga më të panjohurat në ekzistencë”, duke theksuar sa të rralla janë atletet dhe vlerën e tyre në tregun e rishitjes.
Ndërsa atletet Omega x Apple janë ”të reja në kuti”, përshkrimi thotë se ato kanë disa papërsosmëri, duke përfshirë një zverdhje rreth thembrës.
Ato janë masa amerikane 10.5, që do të thotë masa evropiane 41. Atletet vijnë me kuti dhe kanë edhe një palë lidhëse alternative të kuqe.
Me kalimin e kohës, reliket e Apple janë rritur në vlerë dhe shumë nga pajisjet e saj retro janë tani artikuj koleksioni që shiten me çmime të larta – megjithëse jo të gjithë artikujt janë shitur.
Një nga ankandet më të suksesshme të kohëve të fundit të Apple përfshin një iPhone të pahapur 4 GB, i cili u shit për mbi 190,000 dollarë në ankand në SHBA.