Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani, pas përfundimit të spektaklit i ndanë rrugët me njëra-tjetrën në mënyrë të papritur. Pas një kohe që nuk flisnin, vajzat tashmë janë sërish shoqe, ndërsa Einxhel në një intervistë për “Prive” ka zbuluar për herë të parë arsyen pse i prishën marrëdhëniet.
“Hapin e para e hodhi Beniada.Unë jam një natyrë që fal. Por kur mërzitem me njerëzit që dua shumë e kam të vështirë të rikthehem, e mbaj distancimin. Por, Beniada ka insistuar jashtë mase shumë sepse ndarja jonë nuk ka ardhur prej meje ose saj, ka ardhur sepse unë u mërzita nga komentet që mamaja e saj kishte bërë kur unë kam qenë në “BBV”.
Dhe sigurisht më ngeli hatri dhe kam pritur që në fillim t’më kontaktonte të më thonte “Ej e di çfarë ka bërë mami po varja”. Nuk ndodhi, ndodhi më vonë. Jemi shumë mirë, aty ku e kishim lënë,”-tha Einxhel.
- Flet avokati i Arbenitës: Ajo ndihet e rrezikuar nga Fero
- Marina Vjollca përfshihet në një incident, ja si është gjendja e saj