Pas 7 vitesh nga hyrja në fuqi e dispozitave ligjore, Policia Rrugore ka nisur aplikimin e gjobave edhe për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në nenin 188 të Kodit Rrugor, këmbësori i cili shkel rregullat e qarkullimit rrugor gjobitet nga 500 deri në 2 mijë lekë.
Gerhard Baka, specialist trafiku, pranë Policisë Rrugore tha: “Për këmbësorët, të cilët kapërcejnë karrexhatën dhe jo në vendet e përcaktuara, ndëshkohen njëlloj si drejtuesit e mjetëve që nuk i japin përparësi këmbësorit, në kalimet e përcaktuara për këmbësorët.
Pavarësisht se gjobat parashikohen deri në 2 mijë lekë, policia ka zgjedhur që fillimisht të aplikojë gjoba deri në 1 mijë lekë, kjo edhe si një masë sensibilizuese.”
- “Nuk ishim për njëri-tjetrin”, Keisi dhe Kristi sqarojnë njëherë e mirë gjërat dhe historia mbyllet!
- Icardi ndryshon planet, shkak bëhet Wanda Nara, sulmuesi merr vendimin e papritur për të ardhmen