Header

Detaje nga divorci i Sofia Vergara dhe Joe Manganiello

XJoe Manganiello, left, and Sofia Vergara arrive at the Vanity Fair Oscar Party on Sunday, Feb. 24, 2019, in Beverly Hills, Calif. (Photo by Evan Agostini/Invision/AP)

Pak ditë më parë, Sofia Vergara dhe Joe Manganiello morën vendimin për t’u divorcuar pas shtatë vitesh martesë.

Të dy personazhet e famshëm kanë shprehur dëshirën për një ndarje miqësore, por çështjet financiare mund të përbëjnë një sfidë, duke qenë se 100 milionë Dollarë janë në lojë.

Para martesës së tyre, dy aktorët ranë dakord reciprokisht për një marrëveshje paramartesore për të mbrojtur pasuritë e tyre në rast divorci.

Në maj, Vergara konfirmoi këtë marrëveshje në “The Hoëard Stern Shoë”. Sipas avokatit të  saj një  marrëveshje e mundshme mund të jetë që secila palë të mbajë gjithçka që zotëron dhe ka fituar gjatë martesës së tyre.

Mbetet ende i paqartë edhe fati i vilës së tyre në Beverly Hills të cilën e blenë në vitin 2015.

Përveç çështjeve financiare, mbetet për t’u parë edhe fati i çihuahuas së tyre të dashur, pasi qeni është adaptuar së bashku.

Të ardhurat e saj vetëm nga “Modern Family” i sollën deri në 10 milionë Dollarë në sezon, duke e bërë atë një nga aktoret më të paguara në televizion. Reklamat për markat të ndryshme kanë shtuar më tej pasurinë e saj.

You may also like ...