Header

Kylie Jenner heq dorë nga photoshop-i

Motrat Kardashian dhe Jenner prej vitesh kanë pushtuar botën e mediave sociale. Shpeshherë ato janë akuzuar nga miliona ndjekësit e tyre për promovimin e standarteve joreale të bukurisë.

Në të kaluarën ka patur raste kur imazhet e bukurosheve  kanë marrë shumë kritika, pasi fansat kanë pikasur përdorimin e photoshop.

E lidhur me këtë temë Kylie Jenner është shprehur se ka hequr dore përfundimisht nga editimi i fotove në rrjetet sociale.

“Shoh kaq shumë vajza të reja që  editojnë  plotësisht  fotot e tyre. Edhe unë e kam kaluar atë fazë por tani kam më shumë besim tek vetja”, është shprehur 25-vjeçarja  gjatë episodit të radhës të “The Kardashians”.

Ndryshe nga themeluesja e “Kylie Cosmetics”, Khloé Kardashian vuri në dukje se komentet në rrjetet sociale kanë ndikuar në mungesën e vetëbesimit .

You may also like ...