![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/NYPICHPDPICT000014353034-1024x682-1.webp)
Jennifer Lopez nuk ishte aspak e emocionuar kur u ndesh me dyer të mbyllura gjatë vizitës së saj në palestër të mërkurën. Këngëtarja 53-vjeçare e “Let’s Get Loud” dukej e frustruar pasi nuk ishte në gjendje të hynte në studion e Tracy Anderson Method në Los Angeles.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/07/NYPICHPDPICT000014353034.webp?resize=696%2C464&ssl=1)
Në një video të publlikuar nga TMZ këngëtarja shihej duke trokitur furishëm në dyert e studios pasi nuk mundi të futej brenda. Përfundimisht, dikush ia hapi derën asaj nga brenda dhe Lopez mundi të vazhdonte me stërvitjen e saj.
Pas stërvitjes, ajo u pa nga paparacët teksa po hipte në një fuoristradë jashtë ndërtesës. Ndërsa ata i uruan asaj një ditë të mirë, J.Lo u dëgjua duke bërtitur, “F–k you, mirupafshim”.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/07/NYPICHPDPICT000014319164-e1689851075907-688x1024.webp?resize=688%2C1024&ssl=1)
Përkushtimi i J.Lo ndaj fitnesit është i njohur në Hollywood, pasi ajo shpesh ka vënë në dukje se stërvitja e ndihmon atë edhe të mbajë një shëndet të mirë mendor.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/07/NYPICHPDPICT000014319179-e1689851115684-787x1024.jpg?resize=696%2C906&ssl=1)
Kujtojmë që disa ditë më parë ajo festoi 1-vjetorin e martesës me Ben Affleck. Ajo kujtoi rastin e veçantë me tekstin e “Midnight Trip to Vegas”, një homazh për dasmën e saj dhe të Affleck Sin City në gazetën e saj, “On the JLo”.
-
Shakirës nuk i ndahen telashet, nis hetimi ri!
-
Ricky Martin elektrizon sheshin, vishet me flamurin kuqezi: Ju dua Tirana