Këngëtarja e famshme Lana Del Rey është kërcënuar me jetë nga një 40-vjeçar. Mediat e huaja raportojnë se Denys Mallet, me origjinë kanadez është vënë në pranga pas kërcënimeve që i drejtoi këngëtares. Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, këto kërcënime kanë filluar që nga 6 Janari i vitit 2022 dhe kanë vazhduar deri më 6 Korrik të këtij viti.
Mallett doli në gjykatë të premten e kaluar dhe u la në paraburgim. Mirëpo, ai pritet të bëjë një paraqitje tjetër brenda javës, për një vendim tjetër gjykate. Ndërkohë, këngëtarja e cila performoi në Hyde Park në Londër pak ditë më pare, së fundmi zbuloi se kishte menduar të linte industrinë e muzikës në kulmin e famës së saj.
Ylli i mirënjohur i muzikës, Lana Del Rey, ka kultivuar gjithmonë një imazh enigmatik, ndërkohë që ajo është një nga një nga artistet më tërheqëse dhe më të suksesshme të brezit të saj. Edhe në rrjetet sociale, këngëtarja kujdeset të mos ndajë shumë detaje nga jeta e saj private.