Header

“Vuan nga leucemia”, Wanda Nara reagon për herë të parë pas lajmeve në mediat e huaja

Vetëm pak ditë më parë, mediat e huaja bënë me dije se vajza e ekraneve dhe njëherësh partnerja e futbollistit Mauro Icardi, Wanda Nara është diagnostikuar me leucemi.

Por për herë të parë, ajo u është përgjigjur lajmeve të mediave ndërkombëtare. Bukuroshja argjentinase ka shpjeguar se ka kryer disa analiza, por ende nuk ekziston një diagnozë e qartë për të, prandaj do të duhen kontrolle të tjera në të ardhmen.

Madje, ajo përmendi edhe faktin se ndonëse u përpoq të mos u tregonte fëmijëve të saj për problemet shëndetësore duke qenë se ende nuk ka një diagnozë të saktë, gjithçka u zbulua nga gazetarët.

Aktualisht Wanda Nara po moderon programin e njohur televiziv atë të Master Chef. Po ashtu, rrjetet sociale të bukuroshes kanë gjithmonë aktive me foto dhe detaje nga jeta e saj private duke mos lënë asgjë të kuptohet se ka dicka që nuk shkon në jetën e prezantueses.

You may also like ...