Karlie Kloss është bërë nënë për herë të dytë!
Ish-engjëlli i Victoria’s Secret mirëpriti fëmijën e saj më 11 korrik. Bashkëshorti i saj, Joshua Kushner, zbuloi lajmin e ëmbël duke shpërndarë thjesht një foto në Instagram të të porsalindurit të tyre.
Megjithatë, ai nuk e bëri të ditur emrin e djalit të tyre.
Modelja 30 vjeçare njoftoi në maj se ajo dhe Kushner ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Kloss i befasoi të pranishmit në ‘Met Gala’ duke debutuar në këtë event me një fustan të zi Loewe me barkun e rrumbullakosur.
Kloss pranoi se ajo nuk kishte asnjë ide si të vishej, sepse për herë të fundit kishte qenë shtatzënë në karantinë gjatë pandemisë së koronavirusit.
Lajmi për shtatzëninë e parë të saj doli në tetor 2020 dhe Kloss solli në jetë djalin Levi, tashmë 2 vjeç, pesë muaj më vonë.
Kloss dhe Kushner janë bashkë që nga viti 2012, ndërsa biznesmeni i propozoi në korrik 2018.
Në tetor të po atij viti, Kushner dhe Kloss u martuan. Ata festuan me një ceremoni të dytë martese në qershor 2019.
- 14 Korriku, Festa Kombëtare e Francës
- Kuvendi i heq imunitetin Arben Ahmetajt, autorizon SPAK-un ta arrestojë