Luizi dhe Kiara janë një prej cifteve më të diksutuar të showbiz-it shqiptar, nisur nga vëmendja që ata kanë si personazhe falë aventurës në “BBVIP” dhe gjithckaje që kanë vendosur të bëjnë më pas, ndërkohë që fansat e tyre e jo vetëm janë gjithnjë kuriozë për marrëdhënien e tyre dhe planet që kanë.
I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Fiks Fare”, Luizi ka folur mbi planet për zgjerimin e familjes.
I pyetur nëse kanë një bebe në plan, ai tha se do ia lënë kohës duke theksuar se familja për të është e shenjtë.
“Familja është gjë e shenjtë, e kam dhe do ta kem gjithmonë, do ia lëmë kohës. Do e lëmë të rrjedhë”, tha Luizi, duke përdorur shprehjen e Kiarës.
Dyshja janë të fokusuar në projektet personale. Luizi përpos muzikës po xhiron dhe filmin “Në kuadër të dashurisë”, ndërsa Kiara sapo përfundoi xhirimet e “Kepit të Vip-ave”, teksa sezonin e ri televiziv do vijë me një emision të ri.
- Michelle dhe Barack Obama nominohen për “Emmy”
- U nda nga jeta në janar në moshën 54-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së Lisa Marie Presley