Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi më 25 qershor mirëpritën në jetën e tyre fëmijën e tyre të dytë të cilin e quajtën Ian.
Ndërsa i vogli nuk ka bërë ende një muaj jetë, mami Jonida nuk ka rezistuar dot për të ndarë një moment të ëmbël me të birin në rrjetin social instagram.
Në fotot e shkrepura duket bebushi Ian teksa fle në krahët e mamit e cila tashmë duket se ka një tjetër mashkull të preferuar.
“Zemër @besnikkrapi, më fal po kam dalë pak me mashkullin tim të preferuar”; shkruan Vokshi përbri fotove me Ianin e vogël.
Jonida Vokshi dhe Bensik Krapi u martuan më 14 shtator 2019, dhe janë prindër të dy fëmijëve; Emit tre vjeç dhe Ian pa bërë ende 1 muaj.