Teksa të gjithë mezi po presim, mësohet se reality show i njohur “Love Island” do të startojë më në fund edhe në Shqipëri në shtator, nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës.
Së fundmi, “Love Island” ka publikuar promon zyrtare. Një polumbar ndërpret festën e disa të rinjve e të rejave, për ti çuar drejt vilës të dashurisë.
Nga një mesazh që mbërrin në telefonat e tyre zbulohen disa prej detajeve më pikante. Përveç se konkurrentët do të mund të gjejnë dashurinë e jetës, në lojë janë plot 50.000€.
Autorja dhe moderatorja Luana Vjollca do hapë dyert e vilës luksoze për të gjithë ata që duan të jenë konkurrentët e parë! E veshur me veshje polumbari dhe bikini të kuqe, Luna dukej më tërheqëse se kurrë.
- Regjimi strikt i Mbretëreshës së Spanjës për një trup në super formë
- Zbulohet para posteri zyrtar i “Në kuadër të dashurisë”