Ekziston një sens konkurrence mes më të mirëve. Në mos e dukshme dhe e nënvizuar, e heshtur. Njerëzit shpesh kanë qejf të vendosin në peshore më të mirët dhe i tillë është edhe rasti i Dafina Zeqrit dhe Elvana Gjatës.
Padyshim dy nga emrat më të mirë të muzikës shqiptare dy dekadat e fundit. Dy artistet shpesh janë krahasuar dhe është dukur sikur ka xhelozi ose gjëra që nuk shkojnë mes tyre.
Dyshja gëzojnë një numër të madh fansash dhe një karrierë të gjatë.
Kur vjen puna tek kjo e fundit ato gjithmonë janë konsideruar si rivale. Kjo në përceptimin e publikut, pasi artistet për njëra-tjetrën nuk kanë folur kurrë.
Së fundmi një postim i Elvanës ka tërheur vëmendjen. Këngëtarja ka ndarë në Instagram këngën e re të Yll Limanit dhe Dafina Zeqirit “Kaje” duke e shoqëruar me dy zemra.
E teksa ka shpërndarë videon në Instagram Elvana ka bërë tag edhe Dafinën. Postimi është rishpërndarë edhe nga kjo e fundit duke na dhënë sinjalet e para se mes tyre nuk ka asgjë që nuk shkon.
A është kjo një shenjë që së shpejti mund të kemi një bashkëpunim nga dy emrat më të dashur për publikun, Elvana dhe Dafina?