Olta Gixhari feston sot ditën e lindjes. Aktorja e njohur mbush 37-vjeç, por duhet pranuar se ngjan akoma si një vajzë në të 20-tat.
Urimet për Oltën kanë qenë të shumta nga fansat që krijoi teksa ishte brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”. Ajo i ka ndarë të gjitha urimet në “Instastory”.
Kujtojmë se Olta është duke xhiruar filmin “Në kuadër të Dashurisë”, aty ku është protagoniste me fituesin e “BBV”, Luiz Ejllin dhe me aktorë të tjerë të njohur. Nuk dihet nëse pas kësaj eksperience ajo do të angazhohet në ndonjë projekt të ri: televiziv apo në film.
- Michelle Obama tregon momentin kur përjetoi një nga ndjenjat “më të këqija” si prind
- Ricky Martin kërkon kujdestarinë e përbashkët të dy fëmijëve të tij në divorcin nga Jwan Yosef