Header

Tom Holland e tregon sekretin e suksesit në lidhjen me Zendayan

Ylli i Hollivudit, Tom Holland thotë se është personi më me fat që ka zgjedhur për shoqe të jetës së tij bashkëpujntoren e ngushtë të ‘Spider-Man’, Zendaya.

Në episodin e së hënës të podcast-it ‘Smartless’, aktori 27 vjeçar i ‘Spider-Man: No Way Home’, shpjegoi pse ai dhe Zendaya, punojnë kaq mirë së bashku. Sekreti pas marrëdhënies së tyre të veçantë është të kuptuarit e njëri-tjetrit, sipas ‘People’.

“Jam me fat që kam dikë si Zendaya në jetën time. Është interesante të jesh në një marrëdhënie romantike me dikë që është në të njëjtin lundrim me ty. Ju mund t’i ndani përvojat tuaja dhe të gjitha ato gjëra, dhe kjo ia vlen”, ka thënë Holland, shkruan People.

Më vonë në intervistë, aktori zbuloi se Zendaya ishte në të vërtetë dashuria e tij e fëmijërisë. “E lehtë, Zendaya”– u përgjigj Holland pa hezitim kur u pyet se kush ishte fiksimi i tij i fëmijërisë nga fëmijët e famshëm të ekranit.

Holland tha gjithashtu se çifti jo vetëm që preferojnë ta mbajnë jetën e tyre personale private, por janë edhe “dy njerëz shumë të zënë” në karrierën e tyre.

“Marrëdhënia jonë është diçka që ne jemi jashtëzakonisht protektiv dhe duam ta mbajmë sa më të shenjtë. Ne nuk mendojmë se ia kemi borxh askujt, është gjëja jonë dhe nuk ka të bëjë me karrierën tonë”- tha Holland për raportin me 26-vjeçaren Zendaya.

You may also like ...