Header

Victoria dhe David Beckham festojnë 24-vjetorin e martesës

Më 4 korrik 1999, Victoria Beckham dhe David vendosën të lidhnin kurorë, në një ceremoni private në Kështjellën Luttrellstown, Irlandë. Dasma u drejtua nga peshkopi i Cork, me shokun e skuadrës së Beckham, Gary Neville. Djali katër muajsh i çiftit, Brooklyn, ishte mbajtësi i unazës dhe deri më sot ajo ditë mbetet e paharrueshme për çiftin.

Çdo vit ata nderojnë datën e sotme dhe këtë herë, kanë zgjedhur një tjetër foto ikonike të tyre të viteve 90-të. Victoria dhee Beckham, të dy mbajnë në krahë dy këlyshë, ndërsa për ato vite ka mjaftuar një bluzë e thjeshtë.
Pa grim dhe me flokë të çrregullt, të dy shikojnë kamerën në një pamje që simbolizon 24 vitet e tyre së bashku.

Fotoja është bërë herët në lidhjen e tyre dhe David që shkruan: “Në këtë ditë 4.7.99. Njëzet e katër vjet dhe duke numëruar. Për gruan, nënën dhe partneren më të mirë të pijes (shumicën e kohës). Gëzuar përvjetorin, të dua shumë”.

 

Si u takuan Victoria dhe David Beckham

Dy të famshmit filluan të dilnin në vitin 1997, në të njëjtin vit kur u takuan në një ndeshje futbolli bamirësie. Pak para takimit të tyre të parë, David u kishte thënë bashkëlojtarëve të tij në Manchester United se i pëlqen shumë dhe është i tërhequr nga Victoria, si dhe ka dëgjuar edhe këngët e Spice Girls.

Përsa i përket Viktorias, ajo kishte thënë për takimin e tyre të parë: “Nuk e dija se kush ishte ai. Nuk jam marrë kurrë me futboll”.

You may also like ...