Butrint Imeri dhe Don Xhoni gëzojnë një nga miqësitë më të bukura në showbizin shqiptar. Dy këngëtarët janë tejet të lidhur dhe raporti i tyre shkon përtej muzikës.
Ata shfaqen shpesh bashkë në festa dhe ngjarje të ndryshme. Madje videot e tyre duke kërcyer në dasmën e vëllait të Butrintit bënë xhiron e rrjetit pak javë më parë.
Mirëpo, duket se Don Xhoni nuk ka qenë i pranishëm në ditëlindjen e Butrintit. Ky i fundit organizoi një festë të madhe për 27-vjetorin e tij në Tiranë ku kishte të ftuar personazhe të shumta publike.
Mirëpo, mori vëmendje mungesa e mikut të tij më të mirë. Teksa nuk dihet arsyeja e mungesës së Don Xhonit, ndoshta ka patur angazhime, për tu nënvizuar është edhe fakti që ai nuk e ka uruar as në mediat sociale.
Në Instagramin e tij nai ka publikuar një video ku paralajmëron një projekt të ri muzikor por asgjë për mikun e tij. Ndoshta ai e ka bërë një urim privat, por këto dy detaje nuk kanë kaluar pa u vënë re nga fansat të cilët kanë ngritur pikëpyetje mbi miqësinë e tyre.