Header

Nënë në moshën 53-vjeçare, ja pse Naomi Campbell e mori këtë vendim

Disa ditë më parë modelja e suksesshme Naomi Campbell solli në jetë fëmijën e saj të dytë në moshën 53-vjeçare.

Teksa ndau këtë lajm me të gjithë botën në Instagram, ajo shkroi: “Nuk është kurrë vonë për t’u bërë nënë”.

Por pse Naomi Campbell lindi një fëmijë në moshën 53-vjeçare?

Një burim i afërt me modelen ka folur me “People” duke thë se modelja prej kohësh nuk e imagjinonte dot veten si nënë.

“Naomi vendosi të bëhej nënë vonë, sepse ajo kurrë nuk mund ta imagjinonte vërtetë jetën e saj si nënë.

Por, gjatë viteve të fundit, ajo ka punuar vërtet me veten. Ajo nuk pinte më dhe me të vërtetë u transformua. Tani ka më shumë dashuri për t’i dhënë dy fëmijëve.

Nëse e mendoni mirë, ajo ka bërë gjithçka që ka dashur të bëjë ndonjëherë, sipas kushteve të saj. Kjo përfshin edhe mëmësinë.”

You may also like ...