Header

Madonna del nga spitali dhe kthehet në shtëpi: Po ndihet më mirë

Gjatë ditëve të fundit, shëndeti i Madonnës kishte shqetësuar fansat në mbërë botën, pasi këngëtarja u dërgua me urgjencë në spital pas një infeksioni bakterial. Megjithatë, ikona e muzikës tani ka dalë nga spitali dhe është kthyer në shtëpinë e saj.

Megjithëse u përshkrua si një infeksion serioz bakterial nga njerëzit e afërt të Madonna-s, duket sikur ajo tani do të shërohet plotësisht. “Ajo tani po pushon në shtëpi dhe po ndihet më mirë”, tha një burim për Rolling Stone.

Ky koment erdhi pas një tjetër deklarate të lëshuar nga menaxheri i këngëtares, Guy Oseary, në fillim të javës. “Madonna ka kaluar disa ditë në Njësinë e Kujdesit Intensiv, por pritet një shërim i plotë”, tha ai. “Ndërsa shëndeti i saj po përmirësohet, ajo është ende nën kujdesin mjekësor”.

Gjithashtu u raportua nga TMZ se 64-vjeçarja po përballej me një temperaturë të ulët pak para shtrimit në spital. Ajo me sa duket nuk donte të vizitohej te një mjek, për shkak të turneut të saj të ardhshëm, por përfundimisht ishte e nevojshme.

Ja vlen të kujtojmë se artistja mezi priste turneun e saj të ardhshëm, i cili tani ka të ngjarë të riorganizohet. “Jam e emocionuar të eksploroj sa më shumë këngë që të jetë e mundur, me shpresën që t’u jap fansave të mi shfaqjen që ata kanë pritur”, njoftoi Madonna në një deklaratë që zbuloi turneun.

Në kohën e shkrimit, turneu ‘Celebration’ ishte pothuajse i shitur me mbi 50 data, të konfirmuara në të gjithë globin. Vëmendja tani do t’i drejtohet rimbursimit të atyre që kishin blerë bileta përpara se të konfirmohet një datë për turneun.

You may also like ...