Header

Shtëpia ikonë e “Barbie” do të jepet me qira për fansat deri më 21 Korrik

Shtëpia ikonë e Barbie në Malibu është duke u rikthyer në jetën reale, me një rezidencë trekatëshe të ngjashme, me atë që pasqyrohet në setin e filmit të ardhshëm “Barbie” të Warner Bros, i vënë në dispozicion për prenotim përsëri përmes Agjencisë së Pushimeve me qira Airbnb.

E vendosur në Malibu, Kaliforni, rezidenca e rinovuar përmban një pistë vallëzimi, rrëshqitëse rozë dhe një pishinë të madhe.

Rezidenca buzë oqeanit është e disponueshme, pa pagesë, për qëndrime për një natë gjatë 21-22 korrikut sipas Airbnb. Më parë ishte në dispozicion për rezervime në 2019.

Filmi “Barbie” ka një kast të mbushur me yje si: Margot Robbie dhe Ryan Gosling.  Warner Bros njofton se filmi do të dalë në kinema më 21 Korrik.

You may also like ...