Header

Kapelja e famshme e Michael Jackson do të dalë në shitje së shpejti

Kapelja që mbajti Michael Jackson kur performoi për herë të parë lëvizjen e tij të famshme të kërcimit “Moonwalk” do të dalë në ankand më 26 shtator në Paris, njoftuan organizatorët e ankandit.

Ajo pritet të shitet nga 60,000 deri në 100,000 euro dhe do të jetë atraksioni në ankandin e relikeve në Hotel Drouot, shtëpia kryesore e ankandeve në Paris.

Ankandi organizohet nga kompanitë “Artpèges” dhe “Lemon Auction”, të cilat bënë bujë vitin e kaluar me kitarën e Noel Gallagher, e cila u shit për 385.500 euro.

Rreth 200 artikuj do të dalin në ankand, foto, postera, bileta koncerti, kostume të Martin Gore nga grupi “Depeche Mode”. Katalogu i shitjeve do të jetë online më 4 korrik në lemonauction.fr.

Ankandi do të përfshijë gjithashtu një kitarë T-Bon Ëalker të prodhuar në vetëm 22 kopje në vitin 1949. Instrumenti do të vlerësohet midis 100,000 dhe 150,000 euro.

 

You may also like ...