Superylli i Hollywood Tom Cruise është fans i çmendur i këngëve të Janet Jackson. Pak para premierës së filmit të tij të ri “Mission Impossible” ai vendosi të marrë pjesë në koncertin e këngëtares së tij të preferuar.
Pas koncertit, të dy bënë një foto bashkë dhe Janet e emocionuar e postoi në Instagram ku shkroi: T, ishte shumë mirë që të pashë sërish dhe kaluam pak kohë sëbashku!
As aktori nuk e fshehu entuziazmin për koncertin. Për mediat e huaja, Cruise tha: Shihni Janet, ajo mund të më thërrasë si të dojë, është një perëndeshë!
Ky ishte një detaj për jetën e Tom Cruise që ne nuk e dinim, pasi ylli mban të fshehtë çdo aspekt të jetës së tij personale shumicën e kohës, dhe përfshirja e tij e vazhdueshme në filma nuk i lë shumë kohë për argëtim. Megjithatë, Janet e adhuron aq shumë, saqë në të vetmen ditë që e kishte pak kohë të lirë, vendosi ta kalonte në koncertin e saj.
Këtë verë, aktori do të jetë duke promovuar filmin e 7-të ekskluziv të tij.
- Shakira do të bëhet nënë për herë të tretë? Lajmi bën xhiron e rrjetit
- Jonida Vokshi bëhet nënë për herë të dytë, vjen në jetë Ian