Header

E lodhur nga komentet për peshën e saj, Bebe Rexha ka një kërkesë publike

Bebe Rexha është e lodhur nga komentet mbi trupin e saj dhe u është lutur publikisht fnasave mos të komentojnë më shtimin e saj në peshë me 13 kilogramë, që siç ajo zbuloi ishin shkaktuar nga sindroma e vezores policistike (PCOS).

Përmes disa statusesh në Twitter, Bebe shkroi se ishte e lodhur duke dëgjuar kritika për pamjen e saj.

E di që jam shëndoshur. Unë jam shumë e mërzitur nga njerëzit që flasin për këtë gjë. Qeniet njerëzore kanë luhatje të peshës, kështu është jeta dhe ju nuk e dini se çfarë po kalojnë njerëzit. Medikamente, sëmundje etj…Gjithashtu dua të falenderoj njerëzit që më kanë mbështetur dhe dhuruar dashuri”-shkroi ajo.

Në fillim të këtij muaji, Rexha publikoi një ‘selfie’ të realizuar përballë pasqyrës, duke treguar barkun e saj.

Po, jam në epokën time të shtimit në peshë dhe çfarë?”, shkroi ajo në mbishkrimin krah fotos.

Në maj, ajo zbuloi se vuante nga një çekuilibër hormonal gjatë një interviste në “The Jennifer Hudson Show”. “Isha shumë më e dobët dhe fitova pak peshë. Nuk jam e mërzitur për këtë sepse është e vërtetë, por kur sheh komente të tilla, të bën pak të shqetësohesh. Ju nuk e dini se çfarë po kalon dikush, çfarë po kalon në jetën e tij, kështu që është disi e vështirë. Por jemi në vitin 2023… nuk duhet të flasim për peshën e njerëzve”.

You may also like ...