![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/Louis-Tomlinson-2022-billboard-1548.webp)
Një stuhi breshri në Parkun Red Rocks dhe Amfiteatrin në perëndim të Denverit la të plagosur rreth 100 pjesëmarrës në koncertin e Louis Tomlinson. Stuhia bëri që koncerti të anulohej, për shkak të sasisë së breshrit që binte pa pushim deri në orët e para të mëngjesit.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/06/230622080942-02-red-rocks-hail-storm-062123.webp?resize=696%2C392&ssl=1)
Sipas West Metro Fire Rescue, shtatë persona u dërguan në spital me lëndime dhe 80 deri në 90 pjesëmarrës të tjerë u trajtuan në vendngjarje. Disa fansa shkuan në Twitter se breshri i kishte lënë me gishta dhe duar të thyera, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes treguan të tjerët duke u trajtuar nga mjekët.
Në fotot e shpërndara shihej gjithashtu sasia e breshrit që mbushën teatrin. Me anë të një postimi në Twitter kantautori britanik i “Back To You” tregoi se ndihej i shkatërruar që shfaqja ishte anuluar.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/06/230622080805-01-red-rocks-hail-storm-062123.webp?resize=696%2C392&ssl=1)
“I shkatërruar për shfaqjen sonte, shpresoj që të gjithë të jenë mirë, do të kthehem! Edhe pse nuk e realizuam shfaqjen, ndjeva gjithë pasionin tuaj! Ju dërgoj të gjithëve dashuri!”, shkroi ai.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/06/image_123927839-rotated-1.webp?resize=696%2C928&ssl=1)
-
Zbulohen detaje të reja nga ndeshja e boksit që pritet të realizohet mes Elon Musk dhe Mark Zuckerberg
-
Mikela e tha vetë: Kjo është arsyeja e “ftohjes” së marrëdhënies së saj me Efin