Header

Cristiano dhe Georgina hedhin poshtë zërat për divorc, shfaqen me pushime familjarisht

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez po shijojnë pushimet familjare, ndërsa nuk e humbin rastin të tregojnë dashurinë e tyre.

Ndërkohë që u përfol se çifti po kalon një krizë në lidhjen e tyre, kanë hedhur poshtë të gjitha zërat përmes postimeve të bëra së fundmi në rrjetin social Instagram.

title=

Ronaldo dhe Georgina buzëqeshin para kamerës teksa pozojnë me rroba plazhi në një foto mjaft verore. “Pushime, dashuri”, ishin dy hashtagët e shtuar në mbishkrim nga ylli i futbollit.

Megjithatë, një postim të ngjashëm ka bërë edhe Georgina Rodríguez e cila ka postuar kryesisht foto familjare nga pushimet me fëmijët e tyre. “Dashuri”, ka shkruar në mbishkrim dhe e ka shoqëruar me zemër.

Në foto shohim pushimet familjare në jahtin luksoz të Cristianos, momente me katër fëmijët e çiftit, apo përqafimet e ëmbla të Cristianos me fëmijët e tij. Të gjitha fotot kapin lumturinë familjare të përjetuar nga futbollisti pavarësisht thashethemeve.

title=

title=

title=

title=

 

title=

 

You may also like ...