Header

Zbulohet gjinia e foshnjës së Riri-t dhe A$AP Rocky-t

Shtatzënia e dytë e Rihanna-s ende po ngjall kuriozitetin e njerëzve dhe rishtazi, mendohet se Riri është në pritje të një vajze. Ku bazohen njerëzit për këtë?

Epo, reperi A$AP Rocky ka postuar një album për Ditën e Baballarëve dhe në videon e parë të publikuar, ai lan dhëmbët me një pastë dhëmbësh me ngjyrë rozë. Nisur nga videot e zakonshme me zbulimin e gjinive të bebushëve, ngjyra rozë = me vajzë.

Menjëherë kanë vërshuar komentet, të cilat “zbulojnë” se A$AP na ka treguar në mënyrë mjaft interesante se do të bëhet babai i një vajze. Jo për të prishur terezinë e komentuesve, por furça e dhëmbëve është ngjyrë blu…

Disa aludojnë se në videon e parë A$AP po na tregon se bebushi është vajzë.

Dikush tjetër thotë me siguri “Është vajzë”.

Kjo s’është hera e parë që njerëzit mendojnë se Riri është në pritje të një vajze, pasi edhe më parë, ajo është fotografuar duke blerë veshje në ngjyrë rozë. Megjithatë, këngëtarja shquhet për “ngatërresa” të tilla, pasi edhe kur ishte shtatzënë me djalin, ajo sërish blinte veshje me ngjyrë rozë.

Derisa vetë prindërit ta konfirmojnë, apo të merret vesh nga burime të sigurta gjinia e bebit nr. 2, këto vijojnë të jenë aludime dhe thashetheme.

You may also like ...