Tensioni i vazhdueshëm mes Shakira dhe Gerard Pique mbetet i dukshëm pas ndarjes së tyre vitin e kaluar, me këngëtaren e njohur që u zhvendos në Majami së bashku me djemtë e tyre.
Gazetarja Lorena Vazquez, tha për emisionin televiziv “Y ahora Sonsoles” se pavarësisht lutjeve të Pique, Shakira ka refuzuar të lejojë fëmijët e tyre, Milan dhe Sasha, të marrin pjesë në dasmën e vëllait të tij Marc Pique më 24 qershor.Kjo është një ditë e rëndësishme për familjen Pique. Shakira ka refuzuar me vendosmëri idenë e zgjatjes së qëndrimit të fëmijëve të saj në Barcelonë përtej afatit të rënë dakord, madje edhe opsioni i kompensimit të saj për këto ditë në të ardhmen nuk e ndikoi atë.
Shakira thuhet se është e vendosur të parandalojë që Milani dhe Sasha të jenë në të njëjtin vend me partneren e Piques, Clara Chia në dasmën e xhaxhait të tyre. Kjo ngjarje do të shënojë mbledhjen e parë publike familjare të Chias me futbollistin, gati një vit pasi u njoftua lidhja e tyre. Sipas marrëveshjes për kujdestarinë, fëmijët supozohet se do të qëndrojnë në Barcelonë deri më 19 qershor. “Ne u habitëm shumë që ajo nuk i la fëmijët e saj të shkonin në dasmën e xhaxhait të saj”, tha Vazquez.”Gjëja logjike do të ishte që ata të shkonin, por Shakira nuk ka pranuar. Është shumë e shëmtuar.”/