![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/dua-lipa-met-gala-050123-c35b6fda36534018b6c63219e86c33af.jpg)
Dua Lipa nuk ndalet së korruri suksese të njëpasnjëshme në muzikë me hitet e saj botërore. Padyshim që me muzikën e saj Dua Lipa po dëshmon kohë pas kohe se është një nga emrat më të mëdhenj në industrinë e muzikës.
Jo rastësisht njihet si ylli i popit, pasi me rekordet e njëpasnjëshme Dua po e dëshmon këtë veçanërisht në vitet e fundit.
Së fundmi, albumi i Dua Lipës “Future Nostalgia” ka tejkaluar 10.5 miliardë transmetime në Spotify.
Ky album e bën yllin shqiptar artisten e parë femër që me dy albume ka arritur këtë moment historik në karrierën e saj.
Sigurisht, sukses plotësisht i merituar i artistes.
-
Kupa e Botës 2026, Infantino zbulon logon zyrtare të kompeticionit
-
Rikthehet ‘The Ferragnez 2’, zbulohen detaje nga familja më e famshme në Itali!