John Lennon with wife Yoko Ono and Sean Lennon in 1977 in New York City.
Një këngë e re e grupit “The Beatles” do publikohet së shpejti dhe kjo falë inteligjencës artificiale! Anëtari i grupit “The Beatles” Sir Paul ka treguar për BBC se ka përdorur AI për krijimin e asaj që ai e quan “rekord përfundimtar i Beatles”.
Paul McCartney shprehet se përmes inteligjencës artificiale ka marrë zërin e Lennon nga një demo e vjetër, në mënyrë që të përfundonte një këngë e cila do të dalë këtë vit. Sir Paul nuk e përmendi emrin e këngës, por ka të ngjarë të jetë një kompozim i Lennon i vitit 1978 i quajtur “Now And then”.
Ajo ishte konsideruar tashmë si një “këngë ribashkimi” për Beatles në 1995, ndërsa ata po përgatisnin serialin e tyre “Antology” që përfshinte karrierën e tyre.
Sir Paul e kishte marrë demonstrimin një vit më parë nga e veja e Lennon, Yoko Ono. Ishte një nga disa këngë në një kasetë të etiketuar “For Paul” që Lennon kishte bërë pak para vrasjes së tij në Neë York më 8 Dhjetor 1980.
- ‘Rolling Stone’ liston albumet më të mira për 2023 deri më tani, në mesin e tyre albumi i Bebe Rexhës dhe ai i Ava Max
- Kledi Hysa flet për njohjen me Evi Reçin