Lewis Hamilton thuhet se është në një ‘trekëndësh dashurie’ me Shakira-n dhe aktorin Tom Cruise.
Piloti britanike i Formula 1 është parë me yllin kolumbian shumë herë që nga ndarja e saj nga ish-partneri Gerard Pique vitin e kaluar. Përveç shijimit të udhëtimeve me varkë së bashku me miqtë në Miami, dyshja darkuan edhe në Barcelonë javën e kaluar.
Por, sipas ‘The Mirror’, Tom nuk është ndjerë mirë pasi Shakira refuzoi të vijonte takimet me të prej Lewis. Një burim i tha gazetës se ylli i Top Gun besonte se ai dhe këngëtarja “kishin kimi të jashtëzakonshme dhe besonte se do të takoheshin në një kohë të shkurtër”.
Ndërkohë një burim tjetër i tha ‘Radar Online’: “Ishte një goditje e madhe për egon e Tomit, kjo e goditi edhe më shumë sepse ai e konsideron Lewis një shok”.
Sipas ‘Us Weekly’, këngëtarja i konsideron thashethemet ‘qesharake’ dhe pavarësisht se kaloi një kohë argëtuese me Tomin kur u takuan në Çmimin e Madh të Formula 1 në Miami, ajo nuk ka në plan t’i çojë gjërat më tej.
Thashethemet nisën kur dyshja u fotografuan së bashku në ngjarjen sportive, me burime që pretendojnë se aktori ‘është jashtëzakonisht i interesuar të njohë Shakira-n’.
Megjithatë, një burim i brendshëm ka zbuluar tani: “Shakira kaloi një kohë të mirë duke u shoqëruar me Tom në F1, por ajo nuk ka asnjë interes të takohet me të”.
Ata më tej shpjeguan se këngëtarja aktualisht nuk do të dale me askënd pasi lidhja e saj 11-vjeçare me Gerard Pique mori fund në qershor.
- Ed Sheeran thyen rekord, mbledh 90,000 fansa në stadium
- Amber Heard do të rikthehet në tapetin e kuq pas gjyqit me Johnny Depp