Së fundmi reperi i njohur Kanye West e ka gjetur veten në telashe ligjore pasi ndau një foto të një redaktoreje të “Vogue” për ta tallur atë. 46-vjeçari është paditur nga fotografja Michaela Efford, e cila thotë se ai ka përdorur një foto të sajën pa paguar ose pa marrë leje për ta përdorur atë. Ajo kishte shkrepur një foto të redaktores së “Vogue”, Gabriella Karefa-Johnson, të cilën West e ndau në Instagramin e tij për të tallur veshjen e saj. Ajo kërkon një shumë të pacaktuar akoma për dëmshpërblim.
Ndërkaq, rikujtojmë se në një episod të fundit të ‘Keeping up with the Kardashians’, ylli televiziv Kim Kardashian hapi zemrën teksa po fliste me nënën e saj. Mesa duket, ka shumë situata shqetësuese që po ndodhin ende me ish-partnerin e saj Kanye West që do të krijonin një skandal të madh nëse pjesa tjetër e botës do të dinte për to. Edhe pse reperi duket se po shkon mirë për sa i përket jetës së tij sentimentale dhe pasurisë, Kim la të kuptohej se problemet e tij personale janë intensifikuar.
- Komente të shumta raciste, “The Little Mermaid” dështon në Kinë dhe Korenë e Jugut
- Jennifer Lawrence shpjegon arsyen pse veshi shapka me gisht në Kanë