Header

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly rikthehen bashkë!

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly po vazhdojnë të punojnë për lidhjen e tyre. Pas aludimeve për tradhti, një burim për ET tha se dyshja “janë shumë më mirë”. “Padyshim që për një sekondë pati shumë dramë mes tyre, por ata kanë punuar për të patur një komunikim shumë të shëndetshëm.

Ata gjithashtu kanë kërkuar terapi, e cila ka ndihmuar në shpëtimin e marrëdhënies së tyre”, thotë burimi. “Ata kanë mësuar se komunikimi është çelësi, ndershmëria dhe besimi janë shtyllat kryesore të çdo marrëdhënieje”.

“MGK ka bërë një përpjekje të madhe dhe po bën gjithçka në fuqinë e tij për të siguruar që marrëdhënia e tyre të jetë mirë dhe që Megan të jetë e lumtur”, shton burimi. Sa i përket fejesës së tyre, burimi shtoi se edhe ajo është “një punë në vazhdim”.

“Statusi i fejesës së tyre dhe planifikimi i dasmës është një punë në progres në këtë kohë, por ata të dy janë të sigurt se do të jenë përgjithmonë bashkë. Qëllimi i tyre është të kenë një marrëdhënie të lumtur, të sinqertë, të dashur dhe pasionante, për të cilën të dy janë të përkushtuar”, thuhet më tej.

You may also like ...