Header

Kate Middleton kërkon këshilla për menaxhimin e stresit

Windsor Family Hub u vizitua të martën nga Princesha Kate dhe u informua për punën e rëndësishme që organizata bën për fëmijët dhe nënat.

Kate Middleton, e njohur për punën e saj bamirëse, ndër të tjera foli dhe për klasën e menaxhimit të stresit, ndërsa tha: “Do të vij këtu dhe do të marr disa këshilla“.

Gjatë vizitës së saj, ajo foli me nënat për shqetësimet e tyre dhe gjithashtu mori pjesë në një seancë masazhi për foshnjat e krijuar për të ndihmuar prindërit ‘të lidhen me foshnjat e tyre’.

Kate ndau mendimet e saj, me nënën e tre fëmijëve duke folur për nevojën për të ‘normalizuar botën emocionale në një mjedis të sigurt’ përpara se të falënderonte stafin dhe nënat që takoi dhe të kthehej në banesën e saj.

You may also like ...