Header

Sara Hoxha zbulon sa ditë ka qëndruar pa folur me Ledri Vulën

Sara Hoxha është kthyer në një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar. Influencerja së fundmi është bërë pjesë e jurisë së “She’s on top”, ku do japë mendimet dhe vlerësimet e saj mbi veshjet e konkurrentëve të këtij talent-show.

E pikërisht në këtë emision, ajo është pyetur nga moderatorja Argjira Spanca nëse mban mëri dhe sa kohë ka qëndruar pa folur me partnerin e saj Ledri Vula.

Sara tha se edhe pse është e qetë dhe e buzëqeshur pjesën më të madhe të kohës, por ka nerva shumë të këqija. Ajo shtoi se ka qëndruar 2 javë pa i folur Ledrit, por kjo ka ndodhur në fillimet e lidhje.

Ka nerva, por ju nuk i shikoni ato. Nervat e mia janë shumë të këqija, zgjasin shumë gjatë. Inati më i madh që kam mbajtur me Ledrin ka zgjatur gati 2 javë. Ka qenë në fillimet e lidhjes“- tha Sara.

You may also like ...