Header

Xhesika Berberi flet për takimin me Selena Gomez

Xhesika Berberi ishte dje e ftuar në “Në Kurthin e Piter Pan” dhe tregoi se ka takuar Selena Gomez dhe se ka bërë një bisedë shumë të çiltër me të, duke theksuar se këngëtarja e ka surprizuar dhe i ka lënë përshtypje tepër pozitive.

“Personi që me të vërtet e kam vlerësuar shumë ka qenë Selena Gomez. Ka qenë një vajzë me këmbë në tokë dhe kemi bërë një bisedë të çiltër dhe të hapur. Më ka bërë shumë përshtypje”, u shpreh Xhesika.

“Për famën që ajo ka dhe thjeshtësinë që prezantonte, ishte jashtëzakonisht e mirë”, shtoi modelja.

Në fakt, një numër shumë i madh njerëzish e kanë shprehur se Selena është shumë e sjellshme me njerëzit, veçanërisht me fansat e saj.

You may also like ...