![](https://cityradio.al/wp-content/uploads/Screenshot_22-1-1024x633-1.png)
Luizi dhe Kiara lidhën kurorë natën finale te BBVA në prezencë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe nën tingujt e muzikës së Elvana Gjatës.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/05/345593814_550784317230197_2571441989293074103_n-1-e1685455500232-1130x635-1.jpg?resize=696%2C391&ssl=1)
Por duket se kjo martesë ka qenë jo reale. Pak ditë më parë Luizi ka ndryshuar një biznes në QKR dhe në dokumentacion përfshihet edhe gjendja civile, ku statusi i Luizit, sipas nje dokumenti te percjelle nga Telegrafi, rezulton beqar. Kjo nënkupton se Luizi dhe Kiara nuk janë zyrtarisht të martuar.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/05/4CC0E6FB-EDEC-45D8-BC46-30BBA448EFB3.webp?resize=642%2C1024&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2023/05/C21ABD61-AA56-4535-9B55-725683DBBDE4.webp?resize=696%2C985&ssl=1)
Këngëtari doli në 7 maj nga shtëpia e Big Brother dhe shkoi në Bashkinë e Tiranës, ku kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, kurorëzoi martesën e tij dhe Kiarën, çifti më i përfolur ndoshta në 4 muaj në të gjithë Shqipërinë dhe diasporën.
Në ceremoninë e zhvilluar me atë rast, morën pjesë dhjetëra miq e të afërm, por sërish një lloj skepticizmi e rrethoi këtë martesë që në fillim.
-
Suedia i kërkon Albina Kelmendit që ta përfaqësojë vitin tjetër në Eurovizion!
-
Al Pacino baba për herë të katërt në moshën 82-vjeçare